Opinion/Aktualitet

Sot nuk u përdhos Policia e Kosovës, as Republika e Kosovës, por u përdhos Bashkimi Evropian me heshtjen dhe njëanësinë e tij

Shkruan Arbër Ibrahimi

Miroslav Lajçak, anëtar i Partisë Komuniste të Sllovakisë (Komunistická strana Slovenska, KSS) gjatë viteve 1983-1990, përkahës i partisë rusofile, Drejtimi-Social Demokracia Smer – slovenská sociálna demokracia, SMER–SSD).

Në kohën kur shteti Serb nuk dorëzonte në Tribunalin e Hagës për krime lufte në Jugosllavi shkaktarët kryesorë të Gjenocidit në Bosnje dhe Hercegovinë, gjeneralin Ratko Mladiç, udhëheqësin politik Vuk Karagjiq dhe akterët/ushtarakët kryesorë të Gjenocidit, Depërtimit dhe Spastrimit Etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës, diplomati Mirosllav Lajçak gjatë vitit 2005 dekorohet me “Urdhërin e Yllit të Jugosllavisë së klasit të parë.”

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Kurse sot është Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe për Çështjet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo është “Evropa e vlerave, demokracisë, diversitetit, barazisë ndërmjet popujve dhe humanizmit”, ku lejon ushtrimin e detyrave dhe përfaqësimit nga një ish funksionar komunist, mik i shtetit Serb.

Prandaj Bashkimi Evropian hesht para veprimeve të bandave kriminale në veriun e Kosovës, të organizuara nga shteti Serb dhe politikave fashiste, ekspasioniste të këtij shteti në dëm të popullit shqiptar dhe pretendimeve të përhershme për copëtimin e territorit të Republikës së Kosovës.

Sot nuk u përdhos Policia e Kosovës, as Republika e Kosovës, por u përdhos Bashkimi Evropian me heshtjen dhe njëanësinë e tij që mbyll sytë ndaj çdo veprimi të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Çdo veprim i Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian shihet me tendencë, duke krijuar mekanizma bllokues për t’i pamundësuar funksionimin normal Republikës së Kosovës, në bazë të kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të cilat janë në frymën e ligjeve evropiane.

Kjo është Evropa e vërtet që çdo ditë i shkel “vlerat e proklamuara të demokracisë dhe qytetarisë perëndimore që kinse mbrohen nga Bashkimi Evropian”, si institucion politiko-ekonomik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *