Sot nuk ka shi! Temperatura deri në 22 °C, parashikimi i motit për sot
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë.
Sipas IGJEUM, sot nuk pritet të ketë shi në asnjë prej qarqeve të vendit. Ndërsa temperaturat pritet që të variojnë në bregdet nga: 12 / 22 °C; në vendet e ulëta: 8 / 21 °C; ndërsa në vendet malore: 4 / 14 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Rruga Press