Sot nis doza e tretë anti-covid në Kosovë! Qytetarët mbi 18-vjeç vaksinohen
KOSOVË – Ditën e sotme nis në Kosovë dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Vendimi u mor ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të cilës, doza e tretë do të jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë. Sipas ministrisë dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare. Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike.
Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë qendrat dhe ekipet mobile të vaksinimit kudo në Kosovë për t’u vaksinuar sa më parë kundër COVID-19.
Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit dhe, deri më tani mbi 42 për qind e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Kosova ka momentalisht në stok rreth 400 mijë doza të vaksinave, si dhe disa të tjera të kontraktuara.
Vaksinat që jepen në Kosovë, janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.
Rruga Press