Lajme

Sot në Tiranë mbahet takimi për Ballkanin e Hapur


Tirana sot do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikut do të përfshijë edhe Komisionin Evropian.

Tashmë është zbardhur agjenda e takimit ku liderët e tri vendeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të flasin rreth kësaj iniciative që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve duke nënshkruar pesë marrëveshje.

Sipas agjendës, takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Në orën 09:05 pritet takimi i Ramës, Zaev dhe Vuçiq, ndërsa në 09:30 nisja e seancës plenare me fjalën hyrëse të kryeministrit Edi Rama.

Në orën 10:45 do të zhvillohen diskutimet e liderëve për të ardhmen e Agjendës së “Ballkanit të Hapur” dhe në orën 11:30 do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Në orën 12:00 do të mblidhet Forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal.

Ndërsa në orën 13:00 parashikohet një konferencë për shtyp.

Mbrëmë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka postuar një fotografi nga darka zyrtare në Elbasan me kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev. Krahas fotografisë ai ka shkruar se “Open Ballkan” është një iniciativë shumë e mirë për qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit.

E dje në Tiranë u protestua kundër iniciativës “Ballkani i Hapur”. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se kjo nisë dhe të gjitha marrëveshjet e saj do të anulohen sapo Partia Demokratike të jetë në pushtet.

Gjatë fjalimit në protestë ai tha se ky projekt është i papranueshëm dhe i rrezikshëm dhe bie ndesh me procesin e Berlinit për integrimet e vendeve të rajonit në familjen e madhe evropiane.

Ndryshe, “Ballkani i Hapur” është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore. Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Rama, Zaev dhe Vuçiq në kuadër të forumit nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

“Qeveria e Kosovës është Qeveri e një shteti sovran. Ne përfaqësojmë popullin e Kosovës pas zgjedhjeve që i kemi fituar masivisht, si asnjëherë më parë, dhe çfarëdo bashkëpunimi që zhvillohet, zhvillohet në përputhje me interesat tona. Ne nuk e konsiderojmë interes të Kosovës, me një Serbi që mohon krimet e luftës, dhe nuk e njeh pavarësinë, të bëhemi bashkë e të vendosim me shumicë votash aty”, pati deklaruar Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *