Art & Kulturë

Sot nata finale e Eurovizion 2023, ja shtetet që pretendojnë fitoren

Sot në mbrëmje është finalja e madhe e Eurovizion 2023, e cila pritet të nisë në orën 20:00  në Liverpool. Shfaqja do të pasqyrojë kulturën e vendit mirëpritës, pir edhe të fituesit të vitit të kaluar Ukrainës, e cila për shkak të luftës me  Rusinë nuk mundi ta organizonte shfaqjen.

Shfaqja do të prezantohet sërish nga Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, me Graham Norton që do t’i bashkohet gjatë fazës së votimit.

Në këtë mbrëmje do jenë 26 shtete të cilët do të përfaqësohen nga 26 artistët finalis. Shqipëria këtë vit arriti të prek finalen me këngën “Duje”, nga Albina dhe familja Kelmendi dhe sonte do të mbajë numrin 10.

Ndër më favoritët për të fituar Eurovizionin deri më tani janë cilësuar Suedia dhe Finlanda.

Finalistët e Eurovizion 2023 janë:

01- Austria

02- Portugalia

03- Zvicra

04- Polonia

05- Serbia

06- Franca

07- Qipro

08- Spanja

09- Suedia

10-Shqipëria

11- Italia

12- Estonia

13- Finlanda

14- Çekia

15- Australia

16- Belgjika

17- Armenia

18- Moldavia

19- Ukraina

20- Norvegjia

21- Gjermania

22- Lituania

23- Izraeli

24- Sllovenia

25- Kroacia

26- Anglia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *