KryesoreLajme

Sot mbahet seanca për sulmin terrorist në Banjskë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca për agresionin në Banjskë, ku të akuzuarit që gjenden në paraburgim duhet të deklarohen lidhur me fajësinë.

Më 25 shtator kishte nisur gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë.

Tre nga 45 të dyshuarit për këtë sulm u paraqitën në gjykatë.

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura

Shqyrtimi fillestar për rastin “Banjska”, ishte ndërprerë po atë ditë.

Kjo ndodhi me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve për shkak të ankesave që nuk i kanë shkresat e lëndës në mënyrë fizike, njofton Klankosova.tv.

Para Gjykatës Themelore në Prishtinë më 25 shtator u paraqitën Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq , tre të akuzuar për agresionin në Banjskë.

Lexo më shumë  Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e vendit

Aktakuza për sulmin terrorist të një viti më parë ku u vra polici  i shpallur hero nga institucionet e Kosovës, Afrim Bunjaku u ngrit më 11 shtator.

Rruga Press

YouTube player