Sot mbahet raundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi
Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të ketë bisedime të ndara me palët. Nga ora 9:30 do të takohet me Petkoviqin, ndërsa nga ora 11:00 me Bislimin.
Nuk dihet se çfarë do të jetë në rendin e ditës dhe nëse pas bisedimeve të ndara do të ketë takim trepalësh.
Ditë më parë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se temë e diskutimit do të jetë çështja e të zhdukurve gjatë luftës, energjisë dhe lëvizja e lirë.
Rruga Press

