Lajme

Sot mbahet debat parlamentar për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ku do të ketë debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Seanca nis në orën 12:00.

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 2 shkurt, ka treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive e të zbatohet pas marrëveshjes finale.

“E para: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. 2. Asociacioni nuk mund të jetë mono etnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimi horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje, kreu 5”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ai më pas kërkoi që të drejtat e pakicave të bëhen në parimin e reciprocitetit, duke nënkuptuar këtu që çfarëdo e drejte e serbëve në Kosovë të jetë edhe për shqiptarët në Serbi.

“3. Të drejtat e pakicave kombëtare, dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit mes dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, tha Kurti duke numëruar kushtin e tretë.

Po ashtu, si kusht përmendi shuarjen e strukturave ilegale në veri dhe Serbia të pranojë kartën e OKB për raportet ndërshtetërore si dhe të mos pengojë aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“4. Paravendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjithë armëve ilegale. 5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi ti ketë pranuar parimet e kartës së OKB në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës dhe 6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara të pesë shtete anëtare të BE dhe tek të tjerat për mos pranimin e aplikimin të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2019”, tha Kurti./ksp

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *