Lajme

Sot inaugurohet Rruga e Arbrit, Dhurata Çupi: Nuk ka mbaruar ende, u hap për propagandë

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi, publikoi një foto të një pjesë të Rrugës së Arbrit, sipas saj të prishur nga reshjet e ditëve të sotme. Rruga është parashikuar të inaugurohet sot, në Ditën e Çlirimit, por sipas deputetes nuk ka përfunduar ende, dhe ceremonia po bëhet vetëm për propagandë.

“Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët. Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë”, shkroi Çupi në Facebook. “E vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike”.

Lexo më shumë  Ish-zyrtarja e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq në gjyq, mësohet se si spiunonte tek BIA

Sipas saj, qeveria e ka mbajtur të fshehtë për shqiptarët faktin që për të kaluar në këtë rrugë do të duhet të paguhen 8 euro. “Në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëve dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!”, tha ajo.

Lexo më shumë  Spitali i Shkodrës transformohet vetëm në Facebook, në realitet pacientët presin në korridor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *