KryesoreLajme

Sot inaugurohet Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, merr pjesë kryeministri Kurti

Sot do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

Ceremonia mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, tek objekti i ish-Qendrës për Studime Universitare të FSK-së.

Në këtë inaugurim do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike ka infrastrukturën ligjore lidhur me sigurinë kibernetike, duke përfshirë edhe Kurrikulën trajnuese për Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

Themelimi i kësaj Qendre do t’i shërbejë sigurisë kombëtare për luftimin e sulmeve dhe kërcënimeve hibride, që tani është duke u përballur Kosova, kërcënime dhe sulme këto që tani janë edhe të përmasave globale.

Lexo më shumë  Profil i liderit të ri hungarez Peter Magyar, njeriu që rrëzoi Orbanin

Rruga Press

YouTube player