Uncategorized

Sot hidhet shorti për renditjen e partive për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sot do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se shorti për renditjen do të hidhet të hënën nga ora 11:00.

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka theksuar Elezi.

Lexo më shumë  Serbët bllokojnë rrugën në Bujanoc për Krishtlindje, Lutfiu: Shteti motivon huliganët , ndërsa shqiptarët i dënonte për festat kombëtare

Sipas tij, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe trasparencë të plotë.

Ndërkohë, KQZ-ja të shtunën ka bërë të ditur se dy milionë e 75 mijë e 868 qytetarë janë me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

Lexo më shumë  Serbët bllokojnë rrugën në Bujanoc për Krishtlindje, Lutfiu: Shteti motivon huliganët , ndërsa shqiptarët i dënonte për festat kombëtare
YouTube player