Lajme

Sot FURTUNË! Qarqet që rrezikojnë të përmbyten (HARTA)

TIRANË-Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron qytetarët në Jug të vendit për rrezikun si pasojë e reshjeve që pritet që të jenë intensive. Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara. Në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave

Lexo më shumë  President nga populli, LVV: Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet e Presidentes Osmani

“Sipas llogaritjeve të IGJEO, ditën e sotme priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të territorit. Në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve” mbyllet njoftimi i IGJEUM-it.

Lexo më shumë  Haxhiu: Vetëm një kandidat për president, duhen dy për të ftuar seancën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *