Sport

Sot është dita e Sylvinhos, tekniku brazilian prezantohet si trajneri i kombëtares

Sot është dita ku Federata Shqiptare e Futbollit do të prezantojë dhe do të zyrtarizojë trajnerin e ri i cili do të marrë timonin e kombëtares së Shqipërisë.

Sylvinho do të zëvendësojë italianin Edi Reja, ku ky i fundit ishte në krye të stolit kuqezi për tre vite e gjysmë. Siç thuhet në njoftimin e FSHF-së, braziliani do të prezantohet në orën 10:30.

“Ditën e hënë, datë 9 janar 2023, ora 10:30, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit (Salla e konferencës për shtyp) do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të trajnerit të ri të Kombëtares, Sylvinho Mendes Campos Junior, dhe stafit të tij. Jeni të ftuar të merrni pjesë”, thuhet në njoftim.

Në konferencë për shtypin, organizuar nga FSHF për trajnerin e ri dhe stafin e tij, do të jetë i pranishëm edhe Reja, tashmë ish-trajner i kuqezinjve, kontrata e të cilit përfundoi në nëntor.FSHF ka menduar ta falënderojë 77-vjeçarin për gjithçka i ka dhënë Shqipërisë, për rreth tre vjet e gjysmë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *