Art & Kulturë

Sot 200 vjetori i lindjes së shkrimtarit rus Fjodor Dostojevski


Sot në këtë ditë u lind më 11 nëntor 1821 u lind shkrimtari rus Fjodor Dostojevski dhe u  nda nga jeta më 9 shkurt, 1881. Ai konsiderohet si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të XIX.

Konsiderohet si themeluesi i ekzistencializmit. Studiues të shkrimeve të tij thonë se ka qene i “fiksuar” me Zotin pasi shumica e karaktereve të tij kërkojnë Zotin nëpërmjet gabimeve të tyre të cilat u shkaktojnë dhimbje. Gjithsesi në përgjithësi karakteret e krijuara prej tij mbështesin lirinë e zgjedhjes, kur vjen fjala tek socializmi, ateizmi, e mira, e keqja etj…

…Është aq i famshëm sa vepra e tij ka ardhur në shqip thuajse e plotë. Nuk mungojnë në raftin e botimeve të tij as “Idioti” as “Krim e Ndëshkim” dhe as “Vëllezërit Karamanzov”. E për më tepër. Fjodor Mihajlloviç Dostojevski, ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus. Idete e Dostoevskit në një farë mënyre ishin fillimi ose më mirë themelet për idete e diskutuara më pas nga Nietzsche dhe Frojdi. Padyshim, ka nga ata që besojnë se arti i mrekullueshëm është rrjedhojë e vuajtjes së thellë. Sepse prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek XIX. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Ai u lind më 11 nëntor, 1821 ndërsa u nda nga jeta më 9 shkurt, 1881. Jeta e tij mund të konsiderohet si një nga romanet e tij.

Frymëzimi

Fjodori ishte fëmija i dytë nga gjashtë fëmijët e Mikhail dhe Maria Dostojevskit. Babai i Dostojevskit Mikhail ishte një kirurg ushtarak në pension dhe një alkoolist i dhunshëm, i cili shërbente si doktor në Spitalin Mariinsky për të Varfërit në Moskë. Spitali ishtë i vendosur në një nga zonat më të këqija të Moskës. Monumente lokale përfshinin një varrezë për kriminelë, një azil për të çmendur dhe një jetimore për fëmijë të lënë. Ky peisazh urban i bëri përshtypje të pashlyeshme Dostojevskit të ri, interesimi dhe keqardhja e të cilit për të varfërit, të shtypurit dhe të vuajturit ishte më se e dukshme. Ndonëse prindërit e tij e ndalonin, Dostojevski kishte dëshirë për të shetitur nëpër oborrin e spitalit, ku pacientët e përvuajtur uleshin në diell. Dostojevski i ri kishte qejf të kalonte kohë me këta pacientë dhe t’ia u dëgjonte rrëfimet.

Familja

Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Ka shumë tregime për trajtimin despotik që u ka bë babai i Dostojevskit fëmijëve të vet. Pasi që kthehej nga puna në shtëpi, ai do të bëntë një sy gjumë përderisa fëmijët e tij, të cilët urdhëroheshin të ishin absolutisht të qetë, qëndronin prapë babait të tyre me rend dhe largonin mizat që mund të kalonin aty pari. Sidoqoftë, sipas Joseph Frank, një biografist i Dostojevskit, figura atërore në Vëllezërit Karamazov nuk është bazuar në vet babanë e Dostojevskit. Letrat dhe shënime personale demonstrojnë që këta dy kishin pasur një lidhje mjaft të dashur.

Veprimtaria

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Cari “Nicholas I”, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anullonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit. Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg.

Krijimtaria

Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). “Djajtë”, “Adoleshenti”, “Kumarxhiu”, “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”, “Sozia” “Të fyer e të poshtëruar”.

Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *