BallinaLajme

Sonila Bejtja do të betohet sot para Metës si anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese

Një ditë pasi u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e shtata në radhë, Sonila Bejtja pritet të betohet sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Përmes një njoftimi, Presidenca bën me dije se zonja Sonila Bejtja do të betohet sot në orën 12:30.

Ndërsa ndërkombëtarët kishin vendosur një afat për krijimin e kësaj gjykate, kanë mbetur ende edhe dy vende të tjera për t’u plotësuar.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta në datë 28.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

KryetariiShtetit, pasi shqyrtoi praktikën dhe dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur të emërojë zonjën Sonila Bejtja gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese për plotësimin e kësaj vakance.

PresidentiiRepublikës, nëmbështetjetënenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ka vendosur që:

– Zonja Sonila Bejtja, anëtare e emëruar e Gjykatës Kushtetuese, të thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, ditën e martë, në datë29.12.2020, ora 12:30,”-njofton Presidenca.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rruga Press

YouTube player