Lajme

Sondazhi: Shqiptarët e kanë humbur besimin tek reforma në drejtësi

Më shumë shqiptarë mendojnë që reforma në drejtësi ka ecur keq se sa mirë, sipas një vrojtimi të Euronews Albania. Një në katër persona (25,1%) mendojnë se reforma ka shkuar keq dhe një në dhjetë (11%) mendojnë se ajo ka shkuar shumë keq.

Në total më shumë se një e treta e shqiptarëve mendojnë që ajo ka shkuar keq ose shumë keq. Ndërkohë, që thuajse asnjë shqiptar nuk mendon se ajo ka shkuar shumë mirë (0,8%) dhe më pak se çereku (24%) mendojnë se ka shkuar mirë.

Është një rënie drastike e besimit të qytetarëve në reformën në drejtësi, pesë vjet pas fillimit të zbatimit të saj.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Në 2016-ën, miratimi i reformës në drejtësi u propagandua përmes mbështetjes së madhe të qytetarëve—vrojtimet tregonin se mbi 91% e tyre donin reformimin e sistemit të drejtësisë.

Analizuar sipas prirjeve të votuesve, pakënaqësia më e madhe është midis votuesve të Partisë Demokratike—gati dy të tretat e tyre mendojnë se reforma ka shkuar keq.

Perceptimi i kundërt mbizotëron mes votuesve socialistë: gjysma e tyre (50,3%) mendojnë se reforma ka shkuar mirë dhe vetëm një në dhjetë (11%) se ka shkuar keq.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Mes qytetarëve që nuk kanë votuar asnjërën nga palët, një e treta (32,2%) mendojnë që reforma ka shkuar keq dhe më pak se dy në dhjetë (14,5%) prej tyre mendojnë se ka shkuar mirë.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar në muajin shtator nga kompanitë e specializuar në kërkimet të opinionit MRB dhe Data Centrum. Marrë nga Euronews

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *