Bota

Sondazhi se sa përqind e ukrainasve janë pro anëtarësimit në BE dhe sa në NATO

Sipas një sondazhi, 90% e ukrainasve mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, ndërsa 73% janë në favor të anëtarësimit në NATO.

Sipas agjencisë ukrainase të lajmeve Ukrinform, sondazhi u krye në periudhën 2-11 maj nga Instituti Kombëtar Demokratik, rezultatet e të cilit u publikuan në faqen e internetit të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev.

Lexo më shumë  Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik

Në Ukrainën perëndimore, sipas sondazhit, 94% do të donin të anëtarësoheshin në Bashkimin Europian, në Ukrainën qendrore dhe veriore 93% dhe në pjesën lindore dhe jugore të vendit, 84%.

Gjithashtu sipas sondazhit, 82% e banorëve të Ukrainës perëndimore mbështesin anëtarësimin në NATO. Në Ukrainën veriore dhe qendrore 79%, në Ukrainën lindore 59% dhe në Ukrainën jugore 65%.

Sondazhi u krye nëpërmjet sistemit të sondazheve telefonike (CATI), në të cilën morën pjesë 2,500 persona.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *