Lajme

Sondazhi për 2022, 60% e të punësuarve në Shqipëri të pakënaqur njësoj si më 2019; Administrata më e stresuar

Në vitin 2022 rreth 60 për qind e punonjësve në Shqipëri dhe 43 për qind e punonjësve në Kosovë ishin të pakënaqur.

Rezultatet dolën nga sondazh me që zhvilloi kompania Ep& Partners Consultancy (EPPC) 1434 të punësuar në Shqipëri dhe në Kosovë.

Rezultatet tregun se në Shqipëri niveli i pakënaqësisë së punonjësve ishte shumë më i lartë se në Kosovë dhe kjo gjendje kishte mbetur e pandryshuar që nga viti 2019.

Ndërsa në Kosovë shihet një rënie e konsiderueshme e nivelit të pakënaqësisë në punë me 2022 me 43 % nga rreth 60 % që ishte ky tregues në vitin 2019.

Gjithashtu pësoi rënie edhe numri i personave që ishin shumë të kënaqur me vendin punës në 5 % me 2022 nga 7% që ishin me 2029.

Në Shqipëri nga totali i të anketuarve 8 për qind e tyre ishin të pakënaqur me punën që bënin dhe në anën tjetër vetëm 7 për qind e pjesëmarrëse në sondazh ishin shumë të kënaqur. Ekspertet që prezantuan sondazhin vunë në dukje se pakënaqësia në punë mbizotëron tek punonjësit shqiptare dhe kjo ka qenë edhe më theksuar në shkuarën.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Erald Pashaj, administrator dhe themelues i EPPC, tha: “Kënaqësia dhe angazhimi në punë lidhen drejtpërdrejte me rezultatet dhe cilësinë e punës së punonjësit. Me 60% forcë pune të pa kënaqur dhe të pa angazhuar, largimet janë të shumta, kosto e ri-punësimeve dhe zhvillimit është shumë e lartë dhe cilësia e shërbimit të ofruar është mediokër.”

Ndër dhjetë arsyet kryesore të pakënaqësisë në punë në Shqipëri mbizotëron pamundësia për karrierë , mungesa e mundësive për trajnim dhe e treta ishte paga, më tej dominuan vlerësimi, atmosfera dhe respekti.

Në Kosovë kënaqësia në vendin e punës është përmirësuar ndjeshëm, pasi shumica e punonjësve ndjehen mirë me punën që bëjnë. Psh nga viti 2019 deri në vitin 2022 pati një rënie të konsiderueshme të punonjësve shumë të pakënaqur me punën nga 12 % në 4%. Në të njëjtën periudhe përqindja e punonjësve që ishin shumë të kënaqur në punë arriti në 14% në vitin 2022 nga 9 % në vitin 2019

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Niveli më i lartë i pakënaqësisë është më i lartë në grup-moshat e reja. Nga punonjësit 18-29 vjeç, 63% e tyre ishin të pakënaqur, ndërsa tek punonjësit mbi 55 vjeç ishin 57 % të pakënaqur. Punonjësit e moshës 30-55 vjeç ishin 58% të pakënaqur.

Në Shqipëri pakënaqësia është mjaft e përhapur në mesin e administratës publike. Niveli i pakënaqësisë përfshin rreth 70% e punonjësve të administratës dhe 58% të punonjësve në sektorin privat.

88% e punonjësve në Shqipëri janë me kontratë pune përkundrejt 84% qe ishin ne 2019. Ende 12% e forcës së punës janë të pambrojtur sipas Kodit të Punës në fuqi. Industritë me mungesë kontrate pune janë Shitje me shumicë & shpërndarje, Hoteleri, bare & restorante dhe Ndërtimi./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *