Lajme

Sondazhi: Një studenti në Tiranë i duhen mesatarisht 366 euro në muaj

Sipas të dhënave të gjetura rreth 58% e studentëve të pyetur shpenzojnë 50 deri në 150 euro për akomodim dhe 90 deri në 210 euro për t’u ushqyer në muaj.

Një studenti që vjen nga rrethet për të studiuar në kryeqytet, mesatarisht i duhen 366 euro në muaj për të përballuar jetesën e tij. Këto janë të dhënat e nxjerra nga organizata jofitimprurëse “Qëndresa Qytetare”, me anë të një sondazhi tek 775 studentë nga 5 universitete të Tiranës.

Të pranishëm pranë “Fakultetit Ekonomik” ku u publikua ky sondazh, studentet thanë se kostoja e jetesës për ta në Tiranë është edhe më e lartë se rezultatet.

“Isha e detyruar të gjeja një shtëpi që të kisha afër fakultetin dhe punën, sepse pa të nuk do i përballoja dot shpenzimet”, tregoi Emilda për Gazetasi.al. Sipas të dhënave të gjetura rreth 58% e studentëve të pyetur shpenzojnë 50 deri në 150 euro për akomodim dhe 90 deri në 210 euro për t’u ushqyer në muaj. Studentët pohojnë se ushqimi dhe akomodimi zënë peshën më ta lartë të kostove studentore në kryeqytet, deri në masën 63.6% e totalit.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Nevoja e lartë për konvikte nuk i përgjigjet investimeve për to nga qeveria e cila 30 muaj pas premtimit publik, nuk ka nisur ende ndërtimin e kampusit universitar në Qytetin Studenti. Drejtoritë e Konvikteve në Tiranë akomodojnë vetëm 7 % të totalit të studentëve që studiojnë në kryeqytet. Nga 78 500 studentë, vetëm 5549 prej tyre mund të sigurojnë një shtrat në konvikt”, tha Mirgen Qiraxhi një nga përfaqësuesit e Qëndresës Qytetare.

Por ka dhe studentë të cilët jetojnë në zona larg universiteteve për të shmangur qiranë e lartë. Seldi një tjetër student përreth tregoi për Gazetasi.al se jeton në zonën e “Zogut të Zi” sepse ka gjetur më lirë qiranë.

“Kërkova në fillim të hyja në konvikt e më thanë që nuk kishte vende, kështu u detyrova të kërkoja për më lirë”, shtoi i riu.

Sipas përfaqësuesve të Qëndresës, largimi i studentëve drejt zonës së Freskut dhe Astirit për shkaqe ekonomike i pengon gjatë studimeve. Po ashtu transporti është një nga nevojat kryesore të studentëve në Tiranë. Të dhënat tregojnë se 70% e studentëve shpenzojnë 10 deri në 20 euro në muaj për të udhëtuar jashtë Tiranë dhe po kaq edhe për transportin brenda për transportin urban.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Studentët e pranishëm shpjeguan për Gazetasi.al se veshmbathja dhe argëtimi vjen e fundit në listë për t’u menduar nga ata, për shkaqe që nuk iu dalin llogaritë mujore. Ndërkaq për këtë fakt të dhënat tregojnë se 63.4% e tyre shpenzojnë 10 deri në 50 euro në muaj për veshmbathje dhe 69.4% thonë se shpenzojnë 10 euro në muaj për argëtim.

Të dhënat tregojnë më tej se në portofolin studentor janë librat. Nga gjetjet rezulton se 45.2% e studentëve shprehen se shpenzojnë nga 6 deri në 16 euro në muaj për literaturën dhe 57.7% e tyre pohojnë se shpenzojnë 10 deri në 20 euro në muaj për mjetet mësimore. Duke vijuar për këtë problematike gjetjet tregojnë se të ardhurat për 53.8% e studentëve mbulohen totalisht nga familja e tyre, për 38.7% të studentëve të ardhurat i sigurojnë pjesërisht nga familja dhe nga bursa ose punësimi i tyre, ndërsa vetëm 7.5% e studentëve arrijnë ti mbulojnë të ardhurat mujore vetëm nga puna e tyre.

Marrë nga Gazeta “Si”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *