KryesoreLajme

Sondazhi nga Balkan Barometer ’22/ Kosova udhëheq rajonin me besimin e qytetarëve

Sipas të dhënave të Barometrit Ballkanik ’22 , organizatë e bashkëthemeluar me BE-në, tregohet se besimi i qytetarëve në Qeverinë e Kosovës dhe në sundim të ligjit jo vetëm që është përmirësuar ndjeshëm, por është më i larti nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, krahas besimit të lartë edhe në perspektivën ekonomike.

Në këto të dhëna, figuron se besimi i qytetarëve të Kosovës ndaj Qeverisë ka pësuar rritje.

Vitin e kaluar, besueshmëria ishte në 26 përqind, kurse në vitin 2022 ka arritur në 68 përqind.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Në pyetjen drejtuar qytetarëve se sa besim kanë te qeveria e tyre, përgjigjet sipas Barometrit Ballkanik ’22 janë:

  1. Kosova 68%
  2. Serbia 49%
  3. Shqipëria 45%
  4. Mali i Zi 28%
  5. Bosnja dhe Hercegovina 25%
  6. Maqedonia e Veriut 25%

Në pyetjen se sa dakord janë qytetarët që në ekonominë e vendit të tyre ligji zbatohet efektivisht përgjigjet vijojnë:

  1. Kosova 59%
  2. Serbia 44%
  3. Mali i Zi 28%
  4. Maqedonia e Veriut 28%
  5. Bosnja dhe Hercegovina 26%
  6. Shqipëria 22%
Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Në pyetjen që kërkon të masë se a kanë pritshmëri të mira për ekonominë e tyre shtetërore përgjigjet janë:

  1. Kosova 49%
  2. Serbia 33%
  3. Mali i Zi 31%
  4. Shqipëria 21%
  5. Bosnja dhe Hercegovina 19%
  6. Maqedonia e Veriut 17%

Në pyetjen nëse qytetarët biejnë dakord se në ekonominë e tyre ligji zbatohet barazisht për të gjithë përgjigjet janë:

  1. Kosova 57%
  2. Serbia 34%
  3. Mali i Zi 24%
  4. Maqedonia e Veriut 22%
  5. Bosnja dhe Hercegovina 19%
  6. Shqipëria 17%

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit