Sondazhi më i ri i Reuters – kush po udhëheq, Harris apo Trump?
Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë), ku do të ballafaqohen republikani, Donald Trump dhe demokratja, Kamala Harris.
Një sondazh i ri nga Reuters/Ipsos e vendos Harrisin tre përqind përpara Trumpit në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Sipas sondazhit, demokratja ka mbështetjen prej 45 për qind të votuesve krahasuar me 42 për qind për ish-presidentin amerikan.
Mes votuesve të mundshëm, 59-vjeçarja ka gjithashtu një avantazh prej tre për qind, gjegjësisht 47 me 44 kundrejt 78-vjeçarit.
Vlen gjithashtu të theksohet se sondazhet kanë një marzh gabimi prej +/-3 për qind.
Sondazhi gjeti ndryshime të mëdha në mbështetje midis disa grupeve.
Harris
Votuesit me ngjyrë, 84 – 11 për qind
Votuesit e moshës 18 deri në 34 vjeç, 57 – 37 për qind
Gratë, 55 – 41 për qind
Votuesit e bardhë me diplomë kolegji, 55 – 41 për qind
Trump
Votuesit rural, 75 – 23 për qind
Votuesit e bardhë pa diplomë kolegji, 65 – 33 për qind
Meshkuj, 56 – 40 për qind
Votuesit e bardhë, 56 – 42 për qind.
Rruga Press