Sondazhi i zgjedhjeve në Francë: kush po i prin garës për tu bërë presidenti i ardhshëm i Francës?
Presidentit Emmanel Macron dhe ekstremistres së djathtë Marine Le Pen duket se do t’u bashkohen edhe disa kandidatë të tjerë në garën zgjedhorë për pozitën e Presidentit të Francës. I hedhim një sy sondazhit më të fundit dhe ju prezantojmë me disa nga kandidatët më të mundshëm për t’u bërë pjesë e garës.
Nga Seán Clarke dhe Angelique Chrisafis, përktheu nga origjinali RrugaPress
Franezët do votojnë për të zgjedhur presidentin e ri në Prill të vitit 2022, e “përleshja” ndërmjet kandidatëve tashmë ka filluar. Presidenti aktual, Emmanel Macron, akoma nuk e ka deklaruar kandidaturën, por pritet që të garojë sërish. Kundërshtarja e tij në raundin e dytë në vitin 2017, ekstremistja e djathtë Marine Le Pen, tashmë e ka nisur fushatën.
Bashkë më to, në fletën e votimit do jenë dhe Anne Hidalgo, kandidatja Socialiste, Yannick Jadot, përfaqësues i lëvizjes së Gjelbër dhe një kandidat nga qendra e djathtë, që pritet të zgjidhet nga Republikanët me 4 dhjetor. Eksperti i televizionit Eric Zemmour, një ekstremist i djathtë, i cili nuk i përket një partie, mund të deklarojë kandidaturen si i pavarur.
Si funksionon procesi

Kandidatët që duan të zyrtarizohen duhet që të prezantojnë 500 firma deputetësh që mbështesin kandidimin e tyre, deri më datë 4 Mars. Disa nga kandidatët që dëshirojnë të garojnë nuk do arrijnë dot të mbledhin firmat dhe do tërhiqen. Në vitin 2017, 11 kandidatë arritën të jenë në fletën e votimit.
Raundi i parë do mbahet me datë 10 Prill dhe me gjasë asnjë nga kandidatët nuk do marrë votë mazhoritare, prandaj një raund i dytë do mbahet dy javë më vonë, me pjesëmarrjen e dy kandidatë që prijnë në raundin e pare.
Sondazhet tregojnë se me shumë mundsi kandidatët që do arrijnë në randin e dytë janë Macron dhe Le Pen.
Cfarë shancesh i japin sondazhet kandidatëve të mundshëm?

Emmanuel Macron
La République en Marche
Të dhënat e 7 ditëve të fundit (për raundin e parë):
25.5%

Presidenti i tanishëm shokoi skenën politike franceze në vitin 2017, kur garoi pa mbështetjen e ndonjë partie të madhe dhe fitoi. Partia e tij e qendrës, République en Marche, fitoi gjithashtu zgjedhjet parlamentare të atij viti.

Marine Le Pen
Rassemblement National
Të dhënat e 7 ditëve të fundit (për raundin e parë):
20.8%

Le Pen ka ndërmarr disa fushata për të pastruar imazhin e partisë, si parti kundër emigrantëve, që e trashëgoi prej babait të saj në vitin 2011. Le Pen garon për herën e tretë, në linjat tradicionale të partisë: evitimi i emigrantëve dhe ‘Franca për francezët’.

Xavier Bertrand
I pavarur
Të dhënat e 7 ditëve të fundit (për raundin e parë):
12.5%



Michel Barnier
Les Républicains
Të dhënat e 7 ditëve të fundit (për raundin e parë):
8%


Eric Zemmour
I pavarur
Të dhënat e 7 ditëve të fundit (për raundin e parë):
13%


Jean-Luc Mélenchon
La France Insoumise
Të dhënat e 7 ditëve të fundit (për raundin e parë):
8.8%


Yannick Jadot
Ecologistes
Të dhënat e 7 ditëve të fundit (për raundin e parë):
8%


Anne Hidalgo
Socialists
Të dhënat e 7 ditëve të fundit (për raundin e parë):
6%

Po balotazhi?
Agjensitë e sodazheve në Francë, i pyesin njerëzit edhe se kë do të votonin hipotetikisht në raundin e dytë. Për arsye të qarta, ata e përqendrojnë votën në atë që duket si përsëritje e skenarit të vitit 2017, pra një votë Macron-Le Pen.
Emmanuel Macron v Marine Le Pen

Ky është skenari më i pritshëm. Diferenca e Macron ndaj Le Pen rritet në raundin e dytë, duke qenë se grumbullon më shumë vota prej votuesve që në raundin e pare të preferuar kishin dikënd tjetër përveç Macron/Le Pen. /theguardian/
©Rruga Press


