Lajme

Sondazhi i Telegrafit: Mbi 70 për qind e qytetarëve e konsiderojnë të drejtë vendimin e Qeverisë

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit për targa dhe letërnjoftime deri me 1 shtator, ka marrë mbështetjen e qytetarëve.

Në sondazhin e Telegrafit kanë votuar 5 mijë e 552 persona, të cilët janë përgjigjur në pyetjen se si e vlerësojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës që të shtyjë deri më 1 shtator implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targat.

Mbi 70 për qind e qytetarëve që kanë marrë pjesë në këtë sondazh konsiderojnë se vendimi i Qeverisë është i drejtë, 20 për qind e cilësojnë të gabuar, ndërsa 6 për qind kanë thënë se nuk kanë mendim mbi këtë çështje.

Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit për targa dhe letërnjoftime deri me 1 shtator, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Bedri Hamza "vjedhë" projektet e Qeverisë Kurti

Qeveria njoftoi të dielën se vendimi erdhi pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, si dhe faktorët të tjerë ndërkombëtarë.

“Kurti së bashku me Osmanin dhe zv/kryeminsitrin Bislimi e Gërvalla, kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, u tha në njoftimin e ekzekutivit.

Këtë vendim të Qeverisë e ka përshëndetur ambasadori Hovenier, i cili përmes një postimi në Tëitter ka thënë se këto dy masa janë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe se të njëjtat ishin të koordinuara me ndërkombëtarët.

Lexo më shumë  Shtetas maqedonas luftuan për ushtrinë mercenare ruse Wagner

“SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.

Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit të Qeverisë së Kosovës parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.

Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës)..Telegraf.com/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *