KryesoreLajme

Sondazhi i fundit i UBO-s: Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 49.5 %, pa votat e mërgatës

Matjet e fundit të opinionit publik kanë treguar se besueshmëria e qytetarëve të Kosovës për partitë politike nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021.

Në muajin mars, kompania UBO Consulting ka bërë një sondazh të ri, i cili mbrëmë është publikuar nga gazeta “Reporteri”. Gjatë kësaj matje qytetarët janë pyetur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Të dhënat e ofruar nga kjo matje tregojnë së ka ndryshime vetëm për partitë opozitare. Sipas kësaj matje, Lëvizja Vetëvendosje gëzon 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve. Në vend të dytë, sipas sondazhit, është renditur PDK-ja me 17.1 për qind. Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 16 për qind, duke u renditur në vendin e tretë. Kurse, koalicioni AAK-Nisma kanë marr 6.9 për qind të përkrahjes. Lista “Guxo” në këtë matje ka marrë vetëm 0.6 për qind.

Ky sondazh është realizuar në pjesën e parë të muajit mars me 907 respondentë ndërsa margjina e gabimit është plus-minus tre për qind.

xr:d:DAFq9O2qu4o:3136,j:6701780247902993225,t:24040608
YouTube player