BallinaBota

Sonda hënore “Chang’e-5” kthehet në Tokë, sjell me vete dheun hënor

Në orën 01:59 të mëngjesit të së enjtes, 17 dhjetor, sonda hënore kineze “Chang’e-5” zbriti me sukses në Siziëang të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, duke sjellë me sukses dheun hënor për herë të parë në katër dekadat e fundit. Kjo simbolizon edhe kryerjen me sukses të misionit të parë të Kinës për marrjen dhe sjelljen e mostrave prej trupave qiellorë jashtëtokësorë.


Kryekomandanti i projektit të hulumtimit të Hënës, drejtori i Administratës Kombëtare Hapësinore të Kinës Zhang Kejian, deklaroi përfundimin me sukses të misionit, duke konfirmuar kthimin e sondës “Chang’e-5” pas një udhëtimi prej më shumë se 20 ditësh në kozmos.

Rreth orës 1 të mëngjesit të 17 dhjetorit, Qendra e Kontrollit të Hapësirës Ajrore të Pekinit dërgoi një sërë treguesish lundrimi me saktësi të lartë, dhe orbituesi e kthyesi i sondës u ndanë në një lartësi 5000 kilometra mbi ujërat detare në jug të Atlantikut.

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Në orën 01:33, sonda “Chang’e-5” nga një lartësi 120 kilometra mbi Tokë, hyri në shtresën atmosferike me shpejtësinë e dytë kozmike. Pasi zbriti në lartësinë e përcaktuar, kthyesi kërceu jashtë astmosferës dhe rihyri për të realizuar ngadalësimin e dytë. Në një lartësi 10 kilometra, ai hapi parashutën dhe zbriti në mënyrë të qëndrueshme në zonën e paracaktuar. Lidhur me këtë, zv.drejtori i Administratës Kombëtare Hapësinore Ëu Yanhua u shpreh se misioni është kryer me shumë suksese dhe ka domethënie të jashtëzakonshme.

Lexo më shumë  Shefi i OKB, Antonio Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Afganistanit dhe Pakistanit


“Përfundimi i misionit simbolizon jo vetëm suksesin e kthimit të sondës hënore, por edhe kurorëzimin e projektit të kërkimeve tona hënore që përbëhet nga ‘orbitimi, zbritja dhe kthimi’. Prandaj, kjo arritje është një gur kilometrik dhe hedh bazë për studimet e ardhshme. Mostrat e mbledhura në Hënë mund të ndihmojnë shkencëtarët kinezë dhe të vendeve të tjera të eksplorojnë hapësirën, ndërsa kryerja e këtij misioni do të shërbejë edhe për projektet e ardhshme kozmike”, tha z. Ëu.

Misioni “Chang’e-5” është projekti më i ndërlikuar i deritanishëm kozmik i Kinës. Gjatë zbatimit të tij janë krijuar shumë risi teknologjike, gjë që ka rëndësi të jashtëzakonshme për ngritjen e nivelit të eksplorimit nga Kina të trupave të tjerë qiellorë në të ardhmen.

YouTube player