Lajme

Sollën ndërmjetës/Daja 3-vjeçarit: S’është problem të ngremë armën,por s’jemi vrasës

Ne nuk jemi vrasës, duam të na zbardhin të vërtetën, s’është problem për të ngritur një armë”, kështu është shprehur daja i 3-vjeçarit që humbi jetën tre ditë më parë në një nga kopshtet private të qytetit të Fierit.

Ndërsa fliste para ambienteve të Prokurorisë së Fierit, daja është shprehur se nuk është problem për të ngritur armën ndaj askujt, por ata nuk janë vrasës, ndaj kërkojnë që të zbardhet ngjarja sa më parë.

“Na sollën një Vangjel Ndreko si ndërmjetës ,nuk isha dakord që ai të vinte si ndërmjetës se nuk do më mbante fjalën, ndërhyri kryeplaku i fshatit, jemi njerëz të bashkëpunojmë, Unë i thashë je i garantuar, dua vetëm diçka vendi ku është varur fëmija “a ka kamera”. Ai më thotë “ Po vendi ku u është varur fëmija ka kamera, dhe nëse nuk ka kamera ku vend, por survejohen të gjitha lëvizjet nga kamerat na ka thënë”, pa që gjithë vendi ku ka lëvizur fëmija ka kamera. Nuk mund të hedhësh baltë para fëmijës dhe hajde përballu a e ke thënë këtë fjalë apo jo. Ne nuk jemi vrasës, duam të na zbardhin të vërtetën, s’është problem për të ngritur një armë, ne nuk jemi vrasës, se këta prokuror po na hiqen shumë trima, ne na ka humbur një fëmijë dhe duam që të na zbardhet si ngjarje. Nuk ka qenë aksidentale. Po e marr si të mirëqenë që ai fëmijë është varur, ndoshta gabohemi ne, ndoshta jemi errësuar ne nga sytë, po dua njërin nga ju, na jepni një mendim, shkoni në kopsht, policia kemi bërë kallëzim dhe unë jam i pakënaqur për policinë që kopshti vazhdon të hapet, si mund të hapet kopshti kur një fëmijë ka vdekur atje, mund të hapet kopshti, por të paktën këto ditë jo”, tha daja.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *