Sokol Kolgjini: Kosova ka nevojë sot për çdo shqiptar dhe çdo shqiptar sot ka nevojë për Kosovën
Shkruan Sokol Kolgjini
Nëse Serbëve po u japin të drejtë disa ndërkombëtarë për më “rezistue” dhunshëm kundrejt pretendimeve të tyne hegjemone, a nuk paskan së pari shqiptarët të drejtë me rezistue në çdo mënyrë që të mundën për me mbrojtë veten dhe territorin e tynë?!
Mbi çfar logjike bazohet kërkesa që të tërhiqet mbrojtësi i vetvetes dhe të tolerohet sulmuesi agresor?!
A e kan zbatue ndonjëherë këta në vendet e tyne këtë që po ua kërkojnë sot shqiptarëve?!
Jo zotni ndërkombëtarë, kjo nuk rrin mirë.
Kosova ka nevojë sot për çdo shqiptar dhe çdo shqiptar sot ka nevojë për Kosovën.
Qeveria e Kosovës sot asht qeveri mbar-shqiptare.
Rruga Press