BallinaBota

Sofja bllokon anëtarësimin e Shkupit në BE, këmbëngul se gjuha maqedonase ka rrënjë bullgare

Para se të votojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në union, Bullgaria  kërkon të bëhet një udhëheqës rajonal i BE-së.

Bullgari riktheu zgjerimin në agjendën e Bashkimit Evropian gjatë presidencës së saj të BE në 2018.

Sofja dhe Shkupi po i hapnin rrugë miqësisë përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në 2017. Një traktat që sipas qeverisë bullgare nuk po respektohet nga Maqedonia e Veriut.

Bullgaria dëshiron që Maqedonia e Veriut të njohë zyrtarisht se gjuha e saj ka rrënjë Bullgare dhe të shuaj atë që e cilëson se është retorikë anti-bullgare.

“Pavarësisht bllokimit të dritares aktuale për bisedimet e para-pranimit me Maqedoninë e Veriut, qeveria Bullgare thotë se ajo është ende e hapur për dialog. Megjithatë,  këmbëngul që të gjitha çështjet dypalëshe të sqarohen përpara fillimit të çdo lloj bisedimi të anëtarësimit”, u shpreh Damian Vodenitcharov.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Sipas ministres së jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva, kjo është mënyra e vetme për t’u siguruar që procesi i zgjerimit nuk dobëson BE.

“Nëse ka çështje të pazgjidhura dypalëshe, nëse traktatet injorohen sistematikisht, kjo do të thotë që vendi kandidat nuk është i gatshëm për anëtarësim. Dhe për ta thënë thjesht, kjo është ajo që po ndodh me mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk po përmbush traktatit e miqësisë të  i vitit 2017”, deklaroi Ekaterina Zakharieva.

Dokumenti synon të zgjidhë çështje të që vijojnë prej kohësh midis dy vendeve, përkatësisht mosmarrëveshjet historike, gjuhën e urrejtjes, si dhe çështjet e pakicave.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Maqedonia e Veriut u angazhua për të mos ngritur pretendime të pakicave në Bullgari. Kjo do të nënkuptojë se një e treta e popullsisë së Bullgarisë që jeton në rajonin e Pirinska Makedonia është një pakicë! Kjo është absurde! Këta njerëz nuk do ta pranonin kurrë një gjë të tillë”, u shpreh më tej ajo.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Sofja mohon se po përpiqet të ushtrojë presion mbi Shkupin për ta cilësuar gjuhën e Maqedonisë së Veriut një formë dialektore e gjuhës bullgare.

Maqedonia e Veriut  nga ana tjetër thotë se Bullgaria po pengon të drejtën e saj për vetëvendosje dhe  duke bllokuar bisedimet e anëtarësimi nuk po tregon as “miqësi as vëllazëri”.

YouTube player