S’mjafton as për mbijetesë, të moshuarit në Shqipëri nuk duan bonuese, por rritje pensioni
Bonusi i pranverës, pensionistët e vendit, do ta merrnin duke nisur nga fillimi i muajit shkurt. Por, në Vlorë, bonusi ende nuk është shpërndarë, teksa pensionistët thonë se nuk kanë asnjë informacion. Megjithatë, pensionistët nuk e shohin zgjidhjen te bonusi, duke kërkuar sërish rritje të pensioneve.
Edhe pse shfaqen skeptikë përsa i përket realizimit të reformës në pensione, ata kërkojnë rritje të pensioneve, të cilat i cilësojnë qesharake. Sipas tyre, me rritjen e çmimeve dhe me pensionet që marrin, ata e kanë të pamundur përballimin e jetesës, shkruan A2 CNN.
Ndërsa pensionistët që vijnë nga emigrimi për të marrë pensionin një herë në vit apo çdo gjashtë muaj, bëjnë dhe krahasim me pensionin që marrin në vendet e Bashkimit Europian. Ata tregojnë se sa pension marrin andej për një muaj, ndërsa në Shqipëri marrin të njëjtën vlerë, por për gjashtë muaj.
Nuk ka asnjë informacion se ku do të nis shpërndarja, pasi Posta e Vlorës, siç mësohet, është në pritje të urdhrit për lëvrimin e fondit nga Qeveria Shqiptare.
Rruga Press