Lajme

Smith: SHBA do të vazhdojë ta mbështesë avancimin e stabilitetit dhe të ardhmes në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje është takuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith.

Pas takimit, Smith është shprehur se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë  avancimin e stabilitetit dhe të ardhmes në Kosovë, teksa Kosova ecë drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi.“E ritheksova se SHBA do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë, duke ecur drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik, dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, shkroi Smith.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player