Sllovenia “refuzon” NATO-n, nuk i dërgon armë Ukrainës
Sllovenia nuk do t’i dërgojë armë Ukrainës, ashtu siç kanë bërë shumë shtete anëtare të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes i Sllovenisë, Matej Tonin, ka thënë se vendi i tij nuk po planifikon të ndihmojë Ukrainën që është në prag të luftës me Rusinë.
“Në Ukrainë gjithsesi është më e mirë një paqe e keqe se një luftë e mirë”, tha Tonin, shkruan “b92”. “Çmimi i luftës do të ishte tepër i madh”.
Rusia ka dislokuar mbi 100 mijë trupa përreth kufirit me Ukrainën dhe shtetet perëndimore besojnë se gjatë shkurtit mund të pushtojë këtë vend.
Rusia ka kërkuar garanci nga NATO se nuk do të shtrihet në shtete e Lindjes, siç është edhe Ukraina. Këtë garanci, Rusia nuk e ka marrë.
Moska zyrtare në disa raste ka thënë se nuk e ka në plan të sulmojë Ukrainën dhe se “po provokohet për luftë”.
Më herët, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se në rast se nis lufta, atëherë në të nuk do ta marrë pjesë asnjë ushtar kroat.
Rruga Press