Bota

Sllovakia, mikëpritëse e stërvitjeve të përbashkëta dimërore të NATO-s

Gjersa pushtimi i Rusisë në Ukrainën fqinje arriti në shënjimin e një viti, Sllovakia ka përjetuar se sa vlen anëtarësimi i saj në NATO. Ajo është mbuluar nga mbrojtja ushtarake si kurrë më parë, gjë që i mundëson vendit të dhurojë armë për forcat e armatosura ukrainase për ta kundërshtuar agresionin.

Lexo më shumë  DW: Bie ndjeshëm mbështetja e serbëve për anëtarësimin në BE

Anëtarët e shërbimit nga vendet aleate, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Poloninë, Holandën, Slloveninë dhe Republikën Çeke, kanë formuar një grup beteje shumëkombëshe në Sllovaki si pjesë e nismës së NATO-s për të siguruar vendet anëtare në krahun lindor të aleancës duke dërguar forca për t’i ndihmuar në mbrojtjen e tyre.

Objekti i trajnimit ushtarak i vendosur në qytetin Lest të Sllovakisë Qendrore priti trupat ku ata iu përgjigjën veprimeve kundërshtare, duke përfshirë një sulm me dron ose artileri, një luftë pas një sulmi kimik ose rimarrjen e një zone të pushtuar nga armiku.

Lexo më shumë  Fluturimet e shumta ruse drejt Teheranit gjatë protestave nxisin dyshime se Irani po transferon arin në Rusi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *