Sllovakia do t’ia dorëzojë Ukrainës tetë obusë Zuzana 2
Sllovakia do t’i dorëzojë Ukrainës tetë obusë “Zuzana 2”, ka thënë ministrja e Mbrojtjes në Bratislavë.
Sllovakia tashmë i ka ofruar Ukrainës materiale ushtarake në vlerë 153 milionë euro, shkruan BBC.
Obusi Zuzana 2, një version i modernizuar i një modeli më të vjetër, përdor predha 155 mm dhe ka distancë efektive prej 40-50 kilometra, në varësi të llojit të municionit.
Marrëveshja është nën një kontratë tregtare të cilën e nënshkroi një prodhues i kontrolluar nga shteti, tha ministria.
Rruga Press