KryesoreOpinion/Aktualitet

Sllogani i VV-së akt kondensimi politk dhe emocional

Nga Sadri Ramabaja

Zhurma që po bën opoizita, me theks LDK/PDK rreth slloganit të VV-së meriton qasje serioze. Shih për këtë, slloganit të VV-së do t’i qasem përmes këtij trajtimi të dyfishtë – politik dhe psikologjik – sepse sllogani elektoral është pikërisht pika ku racionalja institucionale dhe emocionalja kolektive takohen.

Çfarë është sllogani politik në demokracitë liberale?

Në rrafshin politik, sllogani është një akt kondensimi ideologjik, që e përkthen një projekt kompleks qeverisës në një shenjë të thjeshtë komunikimi publik.

Ai nuk është program, por zëvendësim simbolik i programit në kushtet e mbingarkesës informative, apatisë politike dhe konkurrencës mediatike.

Në demokracitë liberale – përfshirë Kosovën – sllogani funksionon në radhë të parë si instrument mobilizimi, jo deliberimi; si mekanizëm identifikimi, jo sqarimi politikash.

Slloganin e Lëvizjes Vetëvendosje duhet parë edhe në dimensionin psikologjik meqë ai shërben si aktivizues emocional. Psikologjikisht, sllogani synon të reduktojë ankthin politik në shoqëri, duke garantuar siguri ekonomike, përballje të dinjitetshme me traumën kolektive rreth të ardhmes së Republikës, sidomos kur kihet parasysh kontestimi permanent i shtetësisë nga ana e Serbisë.

Në këtë rast sllogani funksionon si mekanizëm qetësimi simbolik; ai krijon identitet të thjeshtuar duke ndarë korpusin politik dhe elektoral në “ne” dhe “ata”, me çka elektoratit i ofron përkatësi të shpejtë emocionale.

Kjo shpjegon pse slloganet më efektive janë: të shkurtra, imperativë, moralisht të ngarkuara.

Tek sllogani I VV “Mos lësho pe” kemi të bëjmë në mënyrë eksplicite me tipin e slloganit identitar; ai i drejtohet dinjitetit, sovranitetit; ndërkaq psikologjikisht forcon vetëvlerësimin kolektiv.

Sllogani i Lëvizjes Vetëvendosje “Mos lësho pe!” është një rast shumë i pastër analitik, sepse ai përmbledh në dy fjalë strategji politike, psikologji kolektive dhe pozicionim gjeopolitik.

Tipologjikisht sllogani “Mos lësho pe!” i përket një kombinimi të tre kategorive:

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

1. Sllogan rezistencial

2. Sllogan sovranitar

3. Sllogan mobilizues konfliktual

Ky sllogani nuk është as teknokratik, as programatik e as pajtues.

Është normativ dhe imperativ.

Këtu më poshtë po bëjë një analizë të shkurëtr semantike që të kuptojmë qartë se çfarë thotë realisht sllogani.

a) Forma gjuhësore

• Imperativ negativ: mos + lësho

• Subjekt i nënkuptuar: ti (qytetari / populli)

• Veprim i ndaluar: kompromisi

Kjo e bën slloganin të tingëlloj si një urdhër moral, jo ftesë politike.

b) Dimensioni politik: Pozicionim ndaj pushtetit dhe negociatave

Politikisht, “Mos lësho pe!” sinjalizon: refuzim të kompromisit asimetrik; mospranim të presionit ndërkombëtar; vijë të kuqe në dialogun me Serbinë.

Pra, është sllogan i politikës së kufirit, jo i menaxhimit të përditshëm.

Kur logjikën liberale e zëvendësuar me logjikë rezistence

Sllogani i VV-së ka një shkëputje me thelbin e demokracive liberale: kompromisin.

Në demokracitë liberale klasike, kompromisi është virtyt.

Ky sllogan e pezullon përkohësisht logjikën liberale, duke e zëvendësuar me logjikë rezistence, etikë të sovranitetit të rrezikuar.

Deputetët e LDK dhe pothuajse shumica e deputetëve opozitar, janë larg të të kupuarit të kësaj paradigme politike të re që po ushtron Vetëvendosja. Ata duket se nuk e kanë të qartë kohën që po jetojmë, ndeshtratshat që na presin me këtë lloj të rikthimit të gjeopolitiks, por as konceptin politik dhe atë ideolofgjik të slloganit.

Në këto rrethana, kur opozita nuk është as peshk e as mish, kur nuk ka pozicionim të qartë ideologjik; kur më së paku, si tërësi, paraqesin spektër real të djathtë, VV-së, për fat të keq, po i duhet të bëjë njëkohsisht edhe punën e opozitës, respektivisht të të djathtës reale.

Në esencën e slloganit të saj ajo sjellë sigurinë: Mos lësho pe!

Që nënkupton një thirrje që do të duhej të godiste ndërgjegjen dhe vetëdijen qytetare për rrezikun që mund t’na pres, në rast të riciklimit të establishmentit të vjetër.

Lexo më shumë  Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Bëhet fjalë, siç e ka pohuar vet nënkryetarja e LDK, z. Hikmete Bajrami, për mundësinë e rikthimm në statusquonë të Kosovës në pozicionin para vitit 2021, kur diskutohej për ndarjen e veriut.

Ky fakt për 16% të territorit të Republikës është kërcnim real, rrezik për humbjen e kësaj pjese jetike Atdheut dhe gjeografisë së Kombit.

E vjetra në këtë rast është pikërisht LDK-ja dhe pozicionimi i saj.

Tani më lejoni të përqëndrohem tek rëndësia që ka mënyra se si interpretohet një sllogan politik në perceptimin publik të një partie.

Rëndësia është thelbësore. Në shumë raste, interpretimi i slloganit ka më shumë peshë se vetë qëllimi i autorëve të tij.

Në perceptimin publik, sllogani nuk është tekst i mbyllur, por objekt interpretimi kolektiv.

Në demokracitë liberale qytetarët nuk reagojnë ndaj mesazhit “siç është”, por ndaj mesazhit “siç e kuptojnë”.

Sllogani prandaj funksionon si shenjë e hapur (open signifier), e që mbushet me kuptime nga: media, kundërshtarët politikë, përvoja personale e votuesve…

Ndërkaq interpretimi formëson emocionin; ai mund të mobilizojë shpresë → tek një grup; të prodhojë frikë → tek një tjetër; ose të ngjallë rezistencë → ose refuzim.

Kur një parti është në pushtet sllogani nuk lexohet më si premtim, por si paralajmërim i stilit të qeverisjes. Kështu, në rastin konkret tek VV-ja sllogani “Mos lësho pe!” I bën thirrje emocionale elektoratit të vet që të bëjë rezistencë legjitime – të mbajë pushtetin tutje; “Mos lësho pe!” në pushtet → rrezik i infleksibilitetit.

Siç shihet interpretimi e zhvendos kuptimin pa ndryshuar tekstin.

Në kët rast, siç pohuam më lart, sllogani është më shumë politik e emocional. Prandaj si i tillë ai nuk përcakton vetë imazhin e partisë, madje do të thosha se interpretimi publik i tij e bën pikërisht këtë.

Rruga Press

YouTube player