Sport

Skiatori që përfaqëson Kosovën, i 15-ti, lë prapa dy kinezë

Skiatori nga Kosova Albin Tahiri ka përfunduar në pozitën e 15-të në garën e kombinimit në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Gara e kombinimit në skijim alpin u mbajt të enjten. Tahiri me këtë ka regjistruar rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore.

Tahiri në pjesën e lëshimit përfundoi i 22-i, ndërsa në atë të sllallomit arriti të përmirësonte plasmanin, duke arritur në vendin e 15-të.

Në kombinim garuan 27 skitarë, por vetëm 17 prej tyre e përfunduan garën.

Tahiri përfundoi dy raundet me kohë 1:52.44 minuta, ndërsa ishte 16.86 sekonda prapa fituesit, austriakut Johannes Strolz.

Medaljen e argjendtë në kombinim e fitoi norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde, ndërsa të bronztën kanadezi James Crawford.

Kosovën në Lojërat Dimërore po e përfaqësojnë Tahiri e Kiana Kryeziu. 

Tahiri do të garojë edhe në sllallom e sllalom të madh. 

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *