Skema e përfshirjes së drejtuesit të medias në Shqipëri, Carlo Bollino, në pagesat e bëra nga skema korruptive e inceneratorëve
Kronikat, shkrimet, investigimet në media për inceneratorin e Tiranës nuk kanë qenë të pakta në 6 vitet e fundit. Ky koncesion, që në fakt ka rezultuar një aferrë korruptive është raportuar edhe nga media e Carlo Bollinos, Report Tv.
6 vite më parë, kjo media, ngrinte shumë pikëpyetje rreth koncesionit të inceneratorëve. Kush nuk e beson e gjen kronikën në youtube ose këtu ku ne e kemi shkarkuar.
Në një kronikë televizive të publikuar në 2017-ën, me titull “Inceneratori i Tiranës, pikëpyetjet e koncesionit 140 mln euro” theksohet se ka shumë pak detaje të paraqitura nëpër dokumente rreth këtij projekti të rëndësishëm, për të cilin do të paguajnë jo pak qytetarët shqiptarë.
Pra, Carlo e ka gjetur të vërtetën 6 vite më parë, por më pas na tha se sa të mirë ishin inceneratorët që nuk punonin dhe nuk ekzistonin, për më tepër deklaronte se kishte marrë para reklamash normale.
Report Tv, “e shqetësuar” rreth këtij koncesioni ngriti shumë pikëpyetje si: Cila është teknologjia që do të përdoret për këtë incenerator? Sa do të jetë shkalla e ndotjes së mjedisit? Sa do të jetë kapaciteti i këtij inceneratori?
Plehrat e bëra “mal” në landfillin e Sharrës
Po kështu u thellua edhe te kompania e shpallur fituese “Integrated Energy BV SPV”, ku nënvizoi se ka qenë e vetmja kompani që ka garuar për këtë tender dhe madje është themeluar vetëm pak ditë para përgatitjes së ofertës.
Këtë na e tha Carlo dhe gazetarët e tij, të cilët sot kur janë arrestuar dhjetëra vetë dhe rezulton se pyetjet dhe e vërteta janë me korrupsion e skandale, pasi janë paguar qindra mijë euro, na thonë se inceneratorët punojnë, e nuk janë korrupsion por një gjë që do disa afate. Broçkulla propagande pasi janë paguar.
Por çfarë ndodhi më vonë?
2 vite më parë, në 2021-shin, kjo media publikoi një reportazh rreth landfillit të Sharrës me titull: “Veri Jug – Sharrë, zona me landfill të ri”.
Kjo media mesa duket “kaloi ylberin” dhe ndryshoi komplet qasjen ndaj këtij projekti. Më shumë se “ylber”, fakt janë pagesat e kompanisë së inceneratorit të Tiranës për Bolinon dhe mediat e tij.
Madje nuk hezitoi ta quante landfillin një zonë të gjelbër, që në ardhmen mund të jetë një eco-park. Në këtë reportazh paraqitet e gjithë propaganda, pasi në video shfaqet vetëm gjelbërim dhe jepet mesazhi se gjithçka po funksiononte më së miri në këtë incenerator.
Sot kur nuk dihet ku kanë shkuar me dhjetëra milionë euro, Carlo dhe gjobaxhinjtë që i mohon kur i ka në punë e kur bën sikur i pushon kanë marrë flamurin e mbrojtjes së korrupsionit me inceneratorin që nuk ekziston në Tiranë.
Carlo kalon ylberë, lumenj, dete. Rrugës ka dhe devijime apo lajthitje, për në rastin e Bollinos dalin me pagesa, për atë dhe ish-punonjësit e tij që SPAK po i heton si pjesë e grupit kriminal të inceneratorëve.
Për të qenë të vërtetë deri në fund, ne dyshojmë se Carlos mund t’ja kënë bërë pas krahëve se ai s’para e dredh, ja shikoni me Saliun.
Me inceneratorët se çfarë pati nuk e dimë ende.
CNA ka denoncuar nëpërmjet disa shkrimeve se Carlo Bollino është një njeri i përfshirë në pagesat e bëra nga skema korruptive e inceneratorëve dhe jo vetëm kaq.
Paratë që Bollino ka marrë nga njerëzit e inceneratorëve
Por disa gjëra Carlo i di mirë vetë se është i rritur, italian, kapitalist, shqiptar, biznesmen dhe shërbëtor i paepur i Rilindjes. Ndoshta janë këta të pushtetit që ja kanë futur Carlos se ai nuk bën gabime./ Syri.net
Rruga Press