Lajme

“S’ke turp, unë të fëlliq ty! Erion Veliaj shantazhon gazetarët në sy të ambasadorëve. Refuzon pyetjet, tenton të intimidojë medien

YouTube player

“S’ke turp, material legenash, tmerr” këto janë fjalët që kryetari i bashkisë së Tiranës ka mësuar të përdorë ndaj gazetarëve. Kur ka 6 vite në detyrë Erion Veliaj vazhdon të refuzojë pyetje që kanë të bëjnë me Tiranën dhe problemet që kanë banorët e kryeqytetit. Madje në sy të ndërkombëtarëve, shpërthen në fyerje e etiketime jashtë çdo lloj standardi

Tirane- Kryebashkiaku Erion Veliaj do të mbahet mend si i zgjedhuri vendor që angazhimin më të madh të tij e ka të sulmojë mediat.

Madje sa herë që shikon një gazetar, ish kreu i Mjaft  tregon fytyrën, ose më mirë, sjellje e tij të vërtetë, atë që

nuk jemi mësuar ta shikojmë në kronikat e gatshme.

Erion Veliaj: Si nuk ke turp!  

Gazetari Isa Myzyraj: Unë jam gazetar!

 Edhe pse Ora News kishte ftesë të ndiqte aktivitetin e mbjelljes së pemëve kryebashkiaku nxiton të shantazhojë gazetarin

Erion Veliaj: “Si i thua prindërve të tu që punon për një trafikant droge. Punon për një trafikant droge

Gazetari: A ke turp që sillesh kështu me median?  

Madje ne ftese parashikohet dhe deklaratë për mediet, por cilat medie?!

Pyetjet e drejtuar Veliajt kishin të bënin vetëm për interesin e qytetarëve. 

Gazetari: Kur ishit në opozitë ju thonit që të gjithë qytetarët duhet të shpronësohen me çmimin…

Konkretisht kompensimin e familjeve që preken nga projekti i rindërtimit, por Veliaj guxon deri në përmendjen e familjes së gazetarit

Lexo më shumë  Ky është koloneli serb i akuzuar bashkë me vëllain për sulmin terrorist në “Ibër Lepenc”

Gazetari: Unë jam gazetar zotëri!

Erion Veliaj: Po si nuk ju vjen turp, keni fëmijë për të rritur

Para ndërkombëtarëve badigardët e mbrojtën shefin e tyre nga mikrofoni, këtë radhë jo me dhunë por duke u bërë mur ndaj gazetarit.

Gazetari: Dua të marr zotin Veliaj për ta pyetur për interesat e qytetarëve.

Truprojet përpiqen ta ndalojnë

Erion Veliaj: Puno për trafikantin e drogës, do mbaroj punën time

Isa Myzyraj: Edhe unë po bëj punën time. Më kthe përgjigje për pyetjet e mija. Unë jam gazetar zoti Veliaj.

Për imazhin e Veliaj kujdesen jo vetëm badigardët, por edhe pesë operatorë e fotografë që paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës për t’i plotësuar egon shefit të tyre.

Veliaj me pamjet e një femije tekannjoz përpiqet të përmbajë veten për pak minuta

Erion VeliajEj … Do pushosh.. Do rrish urtë.. Material legenash  

Gazetari: Material legenash unë nuk jam zoti Veliaj. Unë jam gazetar. Flit në anglisht që të të kuptojnë ambasadorët.

Erion Veliaj: Po në anglisht unë të fëlliq ty.

Lexo më shumë  Kurti takohet me Alban Skënderajn: “Rinia shqiptare ka energji për progres. Arti po i prin zhvillimit”

Ndërhyn një personel i Veliajt: Ik mor plak se është për të ftuarit e jo për ty.

Isa Myzyraj: Dua ta dëgjoj.

Me praninën e kameras dhe gazetarit të Ora News, Veliaj nuk arriti të kontrollonte nervat, madje duke humbur edhe “mirësjelljen” televizive ndaj stafit të tij.

Erion Veliaj: Është gjithë banda jonë?

Gazetari: Përveç medias  

Kjo nuk është hera e parë që bashkiaku nxit sjellje të tilla dhe refuzon pyetje që nuk i ka porositur, e për këtë raportet ndërkombëtare janë shprehur qartë.


Madje edhe pse Veliaj e di shumë mirë se detyra e gazetarit është ti shërbejë qytetarëve dhe jo qeveritarëve, sërish për të mbrojtur pushtetin e tij kërcënon, por këtë rradhë me sjelljen e një fëmijë të llastuar.

Erion Veliaj: E di sa koka ka prerë Ylli Ndroqi para teje, ti je i dhjeti. Ti je lecka e radhës

Gazetari: Unë nuk kam punë me Ylli Ndroqin. Unë jam gazetar.

Erion Veliaj: Të të vijë turp që jeton me lekë droge. Të të vijë turp

Gazetari: Çfarë jam unë!   /ORA NEWS/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *