Uncategorized

Skandaloze/ Drejtori politik i kabinetit të Orbanit publikon hartë rajonale pa Kosovën

Balazs Orban, drejtor politik i kabinetit të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, ka publikuar të hënën në rrjetin social “X” një hartë të rajonit, pa e përfshirë Kosovën.

Harta – që tregonte numrin e medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike në Paris – nuk i shfaq fare kufijtë e Kosovës edhe pse Hungaria e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Lexo më shumë  “Nuk është krim pasioni, është Femicid”/ 8 Marsi, marshim në Tiranë për “Ditën e Grave dhe Vajzave”

“S’ka nevojë për fjalë – numri i medaljeve olimpike në rajon”, ka shkruar Balazs Orban duke u krenuar me 19 medaljet olimpike të Hungarisë.

E Kosova, pavarësisht se nuk është në hartën e Orbanit, në “Parisi 2024” ka marrë dy medalje duke lënë prapa në renditjen e përgjithshme më shumë se 130 shtete.

Hungaria e njeh Kosovën shtet, por në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës në prill katër deputetë të saj votuan kundër anëtarësimit të Kosovës.

Lexo më shumë  “Nuk është krim pasioni, është Femicid”/ 8 Marsi, marshim në Tiranë për “Ditën e Grave dhe Vajzave”

Hungaria me në krye Orbanin si kryeministër është kthyer në shtet të kritikuar nga Bashkimi Evropian për shkak të qasjes me të cilën i është vënë luftës në Ukrainë, marrëdhëniet me Rusinë e Kinën dhe përpjekjet për ta minuar demokracinë e sundimin e ligjit.

YouTube player