Bota

Skandali “Qatargate”, policia belge arreston eurodeputetin Marc Tarabella

Autoritetet belge arrestuan eurodeputetin Marc Tarabella, i cili tashmë ishte përjashtuar nga partia e tij socialiste, të premten herët në mëngjes, si pjesë e një hetimi për korrupsion të dyshuar në Parlamentin Evropian.

Një zëdhënës i prokurorisë belge konfirmoi arrestimin.

Më 2 shkurt, Parlamenti Evropian i hoqi imunitetin parlamentar Tarabella-s. Ky i fundit gjithmonë ka mohuar të ketë bërë diçka të paligjshme.

Tarabellas iu hoq imuniteti ligjor nga ligjvënësit evropianë, pas një kërkese të autoriteteve belge që hetojnë një skandal korrupsioni që ka tronditur Parlamentin Evropian. Ai dhe italiani Andrea Cozzolino mohuan përfshirjen.

Çështja “Katargate” u shpalos kur një ligjvënëse greke dhe tre të dyshuar të tjerë u arrestuan nën dyshimin për korrupsion dhe pastrim parash. Një nga të dyshuarit më pas pranoi t’i “tregonte të gjitha” si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Pier Antonio Panzeri dyshohet se ka udhëhequr një rrjet që merrte ryshfet nga Katari dhe Maroku në këmbim të ndikimit në Parlamentin Evropian. Rreth 1.5 milion euro u gjetën në një seri bastisjesh në Bruksel dhe Itali. Si Katari ashtu edhe Maroku kanë hedhur poshtë me forcë akuzat se ata kërkuan të fitonin ndikim mbi eurodeputetët.

Shtëpia e Tarabellës u bastis muajin e kaluar kur policia belge arrestoi katër të dyshuarit. Prokurorët më pas i kërkuan parlamentit të heqë imunitetin e tij, si dhe të Cozzolino-s. Të dy burrat ishin anëtarë të grupimit socialist dhe demokrat të qendrës së majtë të parlamentit.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Votimet ndodhën me pak ceremoni në pak sekonda, kur ligjvënësit filluan një seancë të Parlamentit Evropian të enjten në mëngjes. Deputetët thjesht ngritën duart kur u lexuan detajet.
Marc Tarabella mori pjesë vetë në votim. Më pas ai tha se kishte votuar për heqjen e imunitetit të tij në mënyrë që të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve dhe të ndihmojë autoritetet të hedhin dritë mbi këtë çështje.

Sipas raportit të parlamentit për Tarabella, ai dyshohet nga hetuesit se ka mbështetur disa pozicione brenda Parlamentit Evropian në favor të një vendi të tretë në këmbim të pagesave në para për dy vjet. Dëshmia kundër tij pretendon për disa pagesa në vlerë prej 120,00-140,000 €.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *