Lajme

SKANDALI/ Prokuroria merr në pyetje punonjës të ISSH dhe Drejtorisë së Tatimeve

Prokuroria e Tiranës vijon marrjen në pyetje të punonjësve të tre institucioneve nga ku dyshohet se kanë dalë të dhënat personale të rreth 690 qytetarëve.

Pas marrjes në pyetje të IT-ve të ISKSH dhe nëpunës të tij, pritet që në vijim të merren në pyetje edhe punonjës të ISHSH dhe Drejtorisë së Tatimeve.

Fillimisht në pyetje po merren nëpunës por edhe punonjës të thjeshtë të administratës, ndërkohë që në ditët në vijim pritet që të merren dhe drejtues apo drejtor te sektorëve të ndryshëm të institucioneve, ku pas skandalit u sekuestruan serverat.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Fax News raporton se pista e hakerimit ka shumë pak gjasa që të ndodhë dhe se informacioni ka shumë gjasa të ketë rrjedhur nga një prej institucioneve që i janë sekuestruar serverat, pra Drejtoria e Tatimeve, ISKSH dhe ISSH-së.

Sipas grupit hetimor kjo hakerimi ka shumë pak gjasa të ndodhë, pasi nëse do ndodhte diçka e tillë të dhënat nuk do të përfundonin në duart e shumë personave.

Gjithashtu një argument tjetër që e rrezon këtë pistë është dhe fakti që niveli i sigurisë ku ruhen këto të dhëna është i një sigurie të lartë, dhe i certifikuar nga Microsoft.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, nëse një haker do tentonte të hynte në këto servera do të jepej një alarm dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur, prandaj hetuesit dyshimet kryesore i kanë se të dhënat kanë dalë nga burime të brendshme.

Shpresa e vetme për të identifikuar personin që ka bërë shpërndarjen e të dhënave mbetet gjurmimi i logimeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *