Lajme

Skandali në Sarandë, arrestohet tutori i 13-vjeçares dhe klienti polic

YouTube player

Policia e Sarandës në bashkëpunim me SHÇBA ka vënë në pranga dy persona, një tutor dhe një polic kufitar për shfrytëzimin seksual të një të miture vetëm 13 vjeç.

Janë arrestuar:

•  Kryeinspektor Petraq Rako, 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;

•  Stefan Koloi, 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

“Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje”.

Punonjësi i policisë Petraq Rako është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi Stefan Koloi.

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

–     2 automjete;

– 4 aparate celularë;

– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale

– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale  “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Lexo më shumë  Dhuna mes të miturve, alarmante! Vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *