Lajme

Skandali me rezervat shtetërore: Zyrtari i arrestuar i MINT del anëtar i LDK-së

Që nga mëngjesi, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore. 

Fillimisht bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal të tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici.

Kurse në MINT, u arrestuan dy zyrtarë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Lexo më shumë  Zbardhet akuza ndaj Plarent Ndrecës! Deputeti i PS-së i dha tenderin mikut të Sandër Lleshajt

Në Polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Gara është shoqëruar në polici nga ambientet e MINT-it.

Sipas burimeve të Kosova Post, i arrestuari Gara është anëtar i partisë së LDK-së. “Përkundrazi, qytetarët e Prishtinëe e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë. Për më tepër i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë LDK-së”.

Lexo më shumë  Sveçlës i refuzohet vizita në Luginë: Serbia vazhdon me provokime

Fotografia e Gara publikuar nëpër media para zyreve të LDK-së, është fotografi gjatë fushatës zgjedhore, pra, është e lidhur me aktivitetet partiake. /kosovapost/

Rruga Press

YouTube player