Lajme

Skandali me muzeun e Bërzhitës, Xhaçka ka bërë ‘namin’,pse s’hetohet tenderi 6 mln €

Ish-komandanti i Rojes Bregdetare Artur Meçollari ka ngritur dyshime lidhur me mënyrës sesi është operuar për të ngritur muzeun e Forcave të Armatosura në Bërzhitë nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, “frymëzuar” edhe nga raporti i “Transparency International”, Meçollari ngre një pyetje me vend: Përse nuk hetohet ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka? Po përse? E thjeshtë!

Sipas raportit të “TI” për korrupsionin, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri është ajo që ka më shumë gjasa të bjerë pre e korrupsionit se 15 shtetet e tjera të Europës Lindore dhe asaj Juglindore. Aktualisht ndërtimi i muzeut është në përfundim dhe duhet të merret në dorëzim, por objekti është jofunksional, pasi në tender nuk është parashikuar as lidhja me utilitetet si uji apo energjia elektrike dhe as vënia e tij në funksion. Megjithatë për këtë vepër gjysmake, nga buxheti i shtetit kanë dalë 4.6 milionë euro. Ndërkohë që për më tepër, Ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë plan të mëtejshëm se çfarë do të bëhet, as nga pasardhësi i saj, Niko Peleshi. Ish-komandanti ngre pyetjen se përse strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes nuk hetojnë këtë tender që ka kushtuar shumë nga paratë e qytetarëve, e në fund nuk ka dalë asgjë. .

“Transparency International në dhjetor 2020 vlerësoi Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, si një nga ministritë me rriskun më të lartë të korrupsionit ndër 15 shtetet e Europës Lindord dhe Juglindore.Tenderi “sekret” i Muzeut të FA në Bërzhitë u prokurua në dhjetor 2019, vetëm një muaj mbas tërmetit të nentorit 2019. Gjatë vitit 2020 u financuan sipas kontratës rreth 4,6 milion Euro. Në mars 2020 Qeveria bëri shumë shkurtime buxhetore për shkak të pandemise dhe tërmetit. U shkurtuan shumë fonde në Ministrinë e Mbrojtjese dhe projekte të karakterit ushtarak, por vetëm muzeut të ri në Bërzhitë nuk iu ndërprenë fondet. Ministria e Mrojtjes ka disa struktura të hetimit administrativ dhe penal, por deri tani s’ka hetim. Në vitin 2021 u bllokua nga vetë ministria financimi i pjesës së fundit të kontratës prej 1,4 mion Euro. – Kur do ta hetoi Ministria e Mbrojtjes procedurën e klasifikimit “sekret shtetëror” të procedurës së prokurimit të Muzeut? – A do të financohet Muzeu i Bërzhitës gjatë vitit 2022?,”-shkruan ndër të tjera ushtaraku, por sigurisht që deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje, ndërsa dhe organet e drejtësisë duket se nuk kanë ndërmend të hetojnë.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Shkrimi i plotë i Artur Meçollarit:

Korrupsion i çertifikuar. Ata që kapin biletat “fiktive” 3000 lekshe të hoteleve të shoferëve në FA, nuk kapin dot Muzeun “sekret” 6 milion Euro. Transparency International në dhjetor 2020 vlerësoi Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, si një nga ministritë me rriskun më të lartë të korrupsionit ndër 15 shtetet e Europës Lindord dhe Juglindore. Ky raport, përveç të tjerave, i kushtoj postin me shumë tendera dhe prona Znj. Xhaçka. Edhe pse Znj. Xhaçka tentoi të kthehej në ketë post me kabinetin Rama 3, nuk iu gëzua shumë shpresës së bashku me ata që e prisnin, kur KM deklaroi live dhe duke e surprizuar përbërjen e qeverisë së re. Zonja Xhaçka, ndër të tjera është ajo që bëri prokurimin “sekret” të Muzeut të ri të FA në Bërzhit në dhjetor 2019.

Por, kjo procedurë nuk po hetohet nga Ministri i ri i Mbrojtjes Z. Peleshi. Pse? Sepse mund të bësh armiq për “parime”, por bashkohesh për interesa. Ministria e Mbrojtjrs ka disa struktura të hetimit administrativ, si Drejtoria e Inspektinit dhe Auditi Financiar, si dhe Ministri ka kompetencën e ngritjes së nje ekipi të posaçëm. Auditi, detyrë e të cilit është edhe auditimi i kontratave, ka kapur çdo fletë-hoteli 3000 lekshe të shofersve në FA dhe mirë ka bërë, por shkeljet ligjore në prokurimin dhe kontratën e Muzeut “Sekret” në Bërzhitë nuk e kap dot.

Po ashtu në Forcat e Armatosura fuksionon Policia Ushtarake, nje nga detyrat e së cilës është kontrolli i zbatimit të ligjit në FA nëpërmjet hetimit penal. Gjatë vitit 2021 Policia Ushtarake ka hetuar disa çështje në intetes të hakmarrjeve personale të eprorit të saj, por i ka humbur në Prokurori, e cila ka mbyllur hetimet. Një nga këto raste është përdorimi i helikopterit te Forcës Ajrore nga Shërbimi Informativ Ushtarak. Ashtu sikurse nuk ka hetuar krizën e helikopterëve gjatë zjarreve të gushtit 2021, ku asnjë helikopter nuk ishte në gadishmëri.

Tenderi “sekret” i Muzeut të FA në Bërzhitë u prokurua në dhjetor 2019, vetëm një muaj mbas tërmetit të nentorit 2019. Gjatë vitit 2020 u financuan sipas kontratës rreth 4,6 milion Euro. Në mars 2020 Qeveria bëri shumë shkurtime buxhetore për shkak të pandemise dhe tërmetit. U shkurtuan shumë fonde në Ministrinë e Mbrojtjese dhe projekte të karakterit ushtarak, por vetëm muzeut të ri në Bërzhitë nuk iu ndërprenë fondet. Ministria e Mrojtjes ka disa struktura të hetimit administrativ dhe penal, por deri tani s’ka hetim. Në vitin 2021 u bllokua nga vetë ministria financimi i pjesës së fundit të kontratës prej 1,4 mion Euro.

– Kur do ta hetoi Ministria e Mbrojtjes procedurën e klasifikimit “sekret shtetëror” të procedurës së prokurimit të Muzeut? – A do të financohet Muzeu i Bërzhitës gjatë vitit 2022?

Rruga Press

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit
YouTube player