Lajme

Skandali me databazën, zbulohet paga më e lartë në Shqipëri. Deri në 70 milionë lekë të reja në muaj

Gjatë këtyre dy ditëve të fundit, në Shqipëri po qarkullon një dokument me numrin e identifikimit dhe pagat për më shumë se 630 mijë shtetas që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.

Dokumenti rezulton që ka të dhënat kryesisht për borderotë e sektorit publik dhe privat për janarin e këtij viti. Situata merr një tjetër vëmendje në kohën kur vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit, u publikua databaza e patronazhistëve. Në Shqipërinë që pagën minimale e ka 36 mijë lekë, në databazë gazeta “Panorama” ka evidentuar 10 pagat më të larta në një muaj. Sipas databazës që po qarkullon përmes aplikacionit “WhatsApp”, por që nuk dihet burimi nga ka dalë, paga më e lartë mujore në vendin tonë figuron në qytetin e Durrësit. Sipas dokumentit në fjalë, shtetasi me inicialet M.H rezulton të ketë pagë mujore 70 milionë lekë të reja në muaj. Sipas përshkrimit të punës ai figuron si administrator i një subjekti. Ndërkohë, kompani të huaja dhe banka të ndryshme paguajnë deri në 90 apo 60 milionë lekë të reja në muaj për punonjës me detyra të veçanta. Ndërkohë që, në mesin e personave më të paguar në Shqipëri është edhe një drejtues medie, i cili për shkak se është në sektorin privat nuk bëhet publik. Ai figuron në databazë se merr më shumë se 24 milionë lekë të reja në muaj. Ndërkohë, paga më e ulët në 10-shen e pagave më të larta në vendin tonë është më shumë se 6 milionë e 300 mijë lekë të reja në muaj.

Lexo më shumë  Sveçla kujton vrasjen e 10 shqiptarëve 25 vjet më parë në Mitrovicë: Ia kemi dal me sukses të ndërrojmë realitetin e hidhur në veri

SPAK

Një nga risitë e Reformës në Drejtësi ishte ndryshimi i nivelit të pagave për drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë. Qëllimi i rritjes së nivelit financiar për prokurorët dhe gjyqtarët që kalojnë filtrin e vetingut ishte për të dekurajuar korrupsionin. Nga një kërkim i thjeshtë në databazën që po qarkullon në listë nuk mungonin as pagat e inspektorëve të shërbimit informativ, të Ushtrisë, Policisë dhe agjentëve të saj.

Ndërsa Prokuroria ka njoftuar se ka nisur verifikimet për të gjetur personin që e ka shpërndarë databazën, më poshtë, “Panorama.al” publikon pagat e prokurorëve dhe hetuesve të SPAK-ut që janë pjesë e kësaj liste. Databazën e kryeson me pagën më të lartë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i ndjekur nga Altin Dumani, Vladimir Mara, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Doloreza Musabelliu etj. Në databazën e të dhënave të rrjedhura në “WhatsApp”, për pagat e 630 mijë punonjësve shqiptarë në sektorin publik apo privat, ndodhen edhe rrogat e personave që punojnë në kabinetin qeveritar. Gazeta “Panorama” bëri një kërkim në këtë bazë të dhënash për vendin e punës “Këshilli i Ministrave” për të parë se sa variojnë pagat e profesioneve të ndryshme në këtë institucion. Vihet re edhe se për të njëjtin pozicion pune, ka paga të ndryshme. Për shembull, nëse je specialist i nivelit të lartë në Kryeministri, mund të paguhesh 87,340 lekë në muaj, ose 78,384.00 lekë në muaj.

Lexo më shumë  Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Sekretari i Federatës së Futbollit, më i paguari

Në databazën me identitetin dhe pozicionin e ndodhen të dhënat edhe për nivelin e pagave në Federatën Shqiptare të Futbollit. Këtu bien në sy menjëherë pagat e larta që përfitohen në administratën e Federatës Shqiptare të Futbollit, gjithmonë sipas këtij burimi. Në majën e listës është sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili sipas dokumentit të konsultuar nga “Panorama Sport”, përfiton rrogën mujore prej 522,803 lekësh, duke qenë njëkohësisht edhe personazhi i sportit me rrogën më të lartë në këtë listë. Pas tij, është një prej trajnerëve të përfaqësueseve të Shqipërisë, ai i ekipit U21, Alban Bushi. Ky i fundit, përfiton një shumë prej 390,000 lekësh në muaj. Ndërkohë, në vendin e tretë rezulton të jetë drejtoresha e Burimeve Njerëzore në FSHF-së, Edlira Jaupaj, me 297,039 lekë në muaj. Vijojnë shefi i Administratës Kejdi Tomorri (277,630 lekë), drejtori i Zyrës Ligjore Aldi Toçiu (230,638 lekë), si dhe specialisti në Strukturat Organizative, Tritan Kokona (221,444 lekë). Më pas, vijnë një sërë drejtuesish departamentesh të ndryshme, që kanë rroga më të larta se shefi i Sektorit të Garave, Marius Sulejmani (164,236 lekë), apo shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci (150,956 lekë), të cilët në teori mbajnë dy nga pozicionet më kyçe për organizimin e futbollit në vendin tonë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *