Skandali me akulloret kancerogjene në Shqipëri, shkarkohet drejtori i Autoritetit të Ushqimit
Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, Bledar Skënderi u lirua sot nga detyra me vendim qeverie.
Vendin e tij e zë Jeta Deda.
Skënderi u padit në SPAK një muaj më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre.
KLSH sqaroi se kallëzimi erdhi pas kontrollit të ushtruar në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, pas alarmit të ngritur nga Bashkimi Evropian për disa lloje akulloresh që kishin përbërës të rrezikshëm për shëndetin.
Sipas KLSH-së drejtori i AKU nuk mori asnjë masë, nuk kreu inspektime, nuk bllokoi këto produkte dhe nuk i tërhoqi nga tregu akulloret e rrezikshme.
Bledar Skënderi përpara se të merrte detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mbante postin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Rruga Press