Lajme

Skandali/ KESH shet energjinë 6 herë më lirë se çmimi i bursës (Dokumentet)

Në një kohë që e gjithë vëmendja e opinionit publik është përqendruar te çështja e korruptimit të zyrtarit të FBI-së, Charles McGanigal dhe dyshimet bien mbi kryeministrin Edi Rama për pagesën 225 mijë euro, në sektorin energjetik në vend po ndodh “hataja”.

Alarmin e ka ngritur eksperti i sektorit energjetik, Azmer Duleviç, i cili ka publikuar në Facebook disa kontrata për shitje energjie nga ana e KESH për periudhën 27-29 janar.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Aty bie në sy çmimi tepër i ulët me të cilin Koorporata Elektronergjitike shet energjinë, vetëm pak muaj pasi në treg e blinte me çmime deri në 400 € /Mwh për të përballur krizën energjitike gjatë verës dhe vjeshtës.

Duleviç denoncon se KESH-i ka shitur energji me çmim gjashtë herë më poshtë sesa çmimi në bursë, ku aktualisht varion nga 169.63 €/MwH deri në 190.88 €/MwH.

Kur na duhet e marrim dhe me 400 €/Mwh por ama kur e shesim e shesim me 25 €/Mwh”, shkruan eksperti i energjisë në Facebook.

Katër rastet kur sipas ekspertit KESH ka shitur energji me çmim më të ulët se bursa:

Në Lotin 1 janë shitur 7200 MwH me çmim 97.33 €.

Në Lotin 2 janë shitur 3300 MwH me çmim 45.15 €.

Në Lotin 3 janë shitur 2700 MwH me çmim 32 €.

Në Lotin 4 janë shitur 900 MwH me çmim 25.50 €. /boldnews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *