Lajme

Skandali i sistemit TIMS, pas shqetësimit nga SHBA, AMP kallëzim në Prokurorinë e Tiranës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kallëzon në Prokurorinë e Tiranës skandalin me sistemin TIMS. Kallëzimi i AMP vjen pak ditë pas ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.

Lexo më shumë  BQK konfirmon mbylljen e kompanisë së sigurimeve “Dunav Osiguranje” në veri, thotë se operonte pa licencë në Kosovë

McDowell i shprehu gjithashtu ministrit se SHBA është e gatshme të mbështesë Ministrinë dhe Policinë e Shtetit Shqiptar në hetimin e tyre.

Rruga Press

YouTube player