Lajme

Skandal në azilin e Shkodrës, avokati i popullit: Gjetëm ilaçe të skaduara

Të moshuarit që jetojnë në azilin e Shkodrës mund të bien pre e përdorimit të ilaçeve të skaduara.

Alarmin e ngre avokati i popullit, i cili ka konstatuar se kjo qendër kishte ilaçe të skaduara por dhe kuota ushqimore të pamjaftueshme për t’u ushqyer.

Edhe më shqetësues është fakti se në këtë azil ku banojnë si rezident 55 moshuar mbi 50 vjeç, është parë se kuota ushqimore ditore është e pamjaftueshme. Në raportin e tij avokati i popullit thuhet se :

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

 “Kuota ushqimore ishte në vlerën 360 lekë në ditë për çdo person që trajtohet në qendër, e cila së fundmi ishte e pamjaftueshme për përfituesit për shkak edhe të ndryshimeve të reflektuara në çmimet e tregut dhe me inflacion galopant”.

Problemet në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër nuk mbarojnë me kaq.  Avokati I popullit ngre si shqetësimin mungesën e stafit.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në shtëpinë e të moshuarve jetojnë 11 persona me problem të shëndetit mendor, por shërbimi për ta është I vështirë në mungesë të specialistëve. Po ashtu qendra nuk ka një mjek me kohë te plote dhe një automjet për transportin e të moshuarve në për raste emergjente, transportimin e tyre për vizitat e mjekësore, apo dhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *