KryesoreLajme

Skandal i kompanisë“Salillari”/ Pas fshatit Ibë, mbetjet hidhen në Vorë

Ndotja e periferisë së Tiranës nga firma e ndërtimit ”Salillari” po bëhet e paprecedentë për nga mosveprimi i strukturave shtetërore. Deri ditën e djeshme “Sallari” shkarkoi inertet e ndërtimit të kompleksit me dhjetra pallate në mënyrë të paligjshme në fshatin Ibë por dje pas denoncimit në media ai ndërroi destinacion, duke u kthyer në një tjetër vend krimi mjedisor në Vorë.

Videot tregojnë kamionat e firmës “Salillari”, të cilat dalin nga kantieri i ndërtimit në Kopshtin Zoologjik kalojnë në Unazën e madhe dhe përfundojë në Ibë dhe Vorë.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën
YouTube player

Menjëherë pas bërjes publike në media “Salillari” nuk e ndaloi krimin mjedisor por ndërroi intinerar duke dërguar kamionët e tij të shkarkonin në mënyrë të paligjshme në Vorë. Ky skandal mjedisor po ndodh edhe në këto momente dhe askush nuk vepron.

As IKMT as policia bashkiake dhe as inspektorët e mjedisit, nuk kanë marrë asnjë masë, përkundrazi duket se po kujdesen më së miri qe kjo vepër penale të ndodh në mes të ditës dhe askush të mos shqetësoj “Salillarin”.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Ligji për menaxhimin e mbetjeve, krimin mjedisor e dënon me 2 deri në10 vjet burg, “Salillari” ka fituar mbrojtje nga ky ligj nga vetë shteti. Ky krim po ndodh një ditë pasi Kryeministri Rama i kushtoi mbledhjen e kryetarëve të Bashkive mbetjeve në gjithë Shqipërinë. Madje ato do të kapeshin me satelitë dhe keqbërësit do të dënoheshin. Por për mbetjet e Sallillarit që po shkatërron periferitë e Tiranës nuk ka nevojë për satelitë, pasi pamjet që ofrohen flasin qartë për krimin mjedisor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *