Skandal financiar në Trainkos, dëmi arrin mbi 230 mijë euro, Rizvanolli: Drejtësia të veprojë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se 12 punonjës të ndërmarrjes publike Trainkos janë larguar nga puna, pasi një hulumtim i brendshëm ka zbuluar keqpërdorime me arka fiskale në shitjen e biletave që datojnë që nga viti 2016.
Sipas ministres, dëmi i shkaktuar ndaj ndërmarrjes vlerësohet të jetë mbi 230 mijë euro, ndërsa të gjitha dëshmitë janë dorëzuar organeve të rendit. Rizvanolli ka shprehur shpresën se drejtësia do të veprojë shpejt në këtë rast.
Ajo gjithashtu ka falënderuar menaxhmentin dhe bordin e Trainkos për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në identifikimin e keqpërdorimeve, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së financave publike.
Rruga Press